Lajme
Lorenc Shehu emërohet Drejtor i Policisë Rrugore në Tiranë, pas arrestimit të Roven Zekës nga SPAK

Lorenc Shehu është komanduar në krye të Policisë Rrugore të Tiranës, pas arrestimit të ish-drejtorit Roven Zeka me urdhër të SPAK. Arrestimi i Zekës vjen në kuadër të një hetimi për korrupsion, ku ai dyshohet se ka marrë ryshfet së bashku me dy zyrtarë të tjerë të kësaj strukture.
Sipas burimeve, Zeka dhe bashkëpunëtorët e tij kanë pranuar para nga gruaja e një biznesmeni, e përfshirë në një aksident rrugor, me qëllim që çështja të mos referohej në prokurori dhe hetimet për aksidentin të mos niseshin.
SPAK po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërkohë që emërimi i Shehut synon të rikthejë besimin në këtë strukturë të rëndësishme të rendit publik.