Lajme

Berisha në Himarë: “Paprekshmëria e pronës, përparësi absolute për qeverinë e ardhshme”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim elektoral në Himarë, ku theksoi angazhimin e tij për të mbrojtur pronat e qytetarëve të kësaj zone. “Paprekshmëria e pronës, rikthimi dhe kompensimi i saj, pajisja me dokumente dhe legalizimet, do të jenë përparësi absolute për qeverinë e ardhshme,” tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha falënderoi banorët e Himarës për qëndresën e tyre historike dhe theksoi se ata kishin dhënë përgjigjen më të merituar ndaj pushtimeve. Ai e përshëndeti Fredi Belerin, kandidat i PBDNJ për Himarën, dhe i bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar për t’i mbrojtur të drejtat dhe pronat e tyre.

Berisha e krahasoi situatën në Shqipëri me atë të SHBA-së, ku përdorimi i drejtësisë për qëllime politike është bërë një rrezik i madh për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Ai theksoi se Partia Demokratike është një aleancë konservatore, e cila do të punojë për ndërtimin e një Shqipërie të fortë, të drejta dhe të mbështetur në vlerat tradicionale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button