Sport

Llapi prezanton Enedin Mulalic si përforcimin më të ri

Klubi i futbollit Llapi ka zyrtarizuar sot transferimin e lojtarit boshnjak, Enedin Mulalic. Mbrojtësi 21-vjeçar ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me klubin nga Podujeva dhe tashmë i është bashkuar skuadrës në fazën përgatitore.

Mulalic luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe pritet të jetë një aset i rëndësishëm për Llapin në sezonin e ri të Superligës së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Llapi ka bërë të ditur se do të ketë edhe përforcime të tjera në vazhdim, me qëllimin që të jenë skuadra dominante në edicionin e ri futbollistik.

“Mirë se erdhe Enedin Mulalic! Mbrojtësi i djathtë nga Bosnja ka nënshkruar me Llapin deri në vitin 2027. Forca Llapi!”, thuhet ndër të tjera në postimin e klubit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button