Sport

Llapi nis sezonin e ri në Superligë me rezultate të dobëta, trajneri premton rikthim

Ekipi i futbollit Llapi ka nisur sezonin e ri të Superligës së Kosovës me rezultate zhgënjyese, duke regjistruar 2 barazime dhe 2 humbje në 4 xhirot e para, pa shijuar ende fitoren e parë. Llapjanët aktualisht gjenden në fundin e tabelës.

Edhe sezonin e kaluar, ekipi nga stadiumi “Zahir Pajaziti” kishte një përvojë të vështirë, duke shpëtuar vetëm përmes barazhit dhe duke siguruar qëndrimin në Superligë në fund të kampionatit.

Megjithatë, trajneri i ekipit, Tahir Batatina, ka premtuar se sezoni i kaluar nuk do të përsëritet dhe se Llapi do të rikthehet fuqishëm. Ai gjithashtu iu është përgjigjur kritikëve përmes një postimi në rrjetet sociale, duke dërguar mesazh mbështetjeje dhe vendosmërie.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button