Kosova

Lista Serbe ankohet në PZAP pas moscertifikimit nga KQZ

Lista Serbe ka njoftuar se ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për moscertifikimin e saj për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në një konferencë për media, kryetari i këtij subjekti politik, Zllatan Ellek, e cilësoi vendimin e KQZ-së si të paligjshëm dhe diskriminues.

Sipas tij, një veprim i tillë është hakmarrës dhe i motivuar politikisht.

“Është e qartë se Kurti dhe anëtari i tij në KQZ, para së gjithash mendoj për Alban Krasniqin, bashkëshortin e [ministres në detyrë të Drejtësisë] Albulena Haxhiut, nuk mund t’ia falin Listës Serbe faktin që ajo nuk u zgjodh në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Ellek, raporton Ekonomia Online.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button