
Numërimi i votave preferenciale brenda vendit tashmë ka përfunduar dhe mbetet vetëm ai i diasporës. Verdiktet janë marrë, ndërsa gara e hapur dhe shumë e fortë mbetet për 2 mandate në Tiranë, 1 në Fier dhe 1 në Vlorë. Të gjitha beteja mes socialistëve.
Kur duhen numëruar votat e diasporës, gara mes kandidatëve për vota preferenciale tashmë ka marrë formë thuajse përfundimtare dhe mandatet për të cilat ende po luftohet janë vetëm 4. Të gjitha betejat po zhvillohen mes socialistëve, 2 prej të cilave në Qarkun e Tiranës.
Pasi 4 kandidatë të PD, me emra të njohur, si Gonxhe, Braçe, Hoxha dhe Xhafaj kanë siguruat tashmë mandatin, mbetet një betejë për emrin e pestë, që do të ndahet mes Ornaldo Rakipit dhe Xhemal Qefalisë. Të dy i ndajnë vetëm disa dhjetëra vota.
Mes socialistëve nga 7 deputetët e listës së hapur, 2 do të jenë gra, për të plotësuar kuotën gjinore. Anila Denaj me mbi 8500 vota tashmë e ka siguruar pozicionin e ligjvënëses në 4 vitet e ardhshme. Mandati tjetër do të ndahet nga një betejë e ashpër mes deputeteve aktuale Blerina Gjylameti dhe Olta Xhaçka, ish ministre. Janë vetëm dhjetëra vota që i ndan, kur duhen pasqyruar edhe kutitë e fundit e votës brenda vendit dhe për t’u numëruar janë edhe mbi 42 mijë vota të diasporës.