Librazhd – Rast tjetër i fotografimit të votës në Spathar, ndërpritet procesi

Një tjetër rast shqetësues i shkeljes së fshehtësisë së votës është shënuar në fshatin Spathar të Librazhdit. Sipas denoncimeve nga komisionerët zgjedhorë, një qytetar është kapur në flagrancë duke fotografuar fletën e votimit, veprim i cili ka çuar në ndërprerjen e përkohshme të procesit zgjedhor në këtë qendër votimi.
Autoritetet janë njoftuar menjëherë për ngjarjen, ndërsa personi në fjalë është identifikuar dhe pritet të merret në pyetje nga organet përkatëse.
Ndërkohë, mësohet se procesi i votimit pritet të rifillojë pas një pauze të shkurtër, pasi të jenë marrë masat për rikthimin e rendit dhe vijimin normal të procedurës.
Ky është rasti i radhës që shton dyshimet mbi parregullsitë në procesin zgjedhor dhe nxit shqetësime për garantimin e votës së lirë dhe të fshehtë.