KryesoreLajme
Kryesore

Librazhd/ Arrestohet një 43-vjeçar për fotografimin e votës në qendrën e votimit në Spathar

Një tjetër rast i fotografimit të votës.

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore Librazhd, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin M. F., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Shtetasi M. F., në qendrën e votimit nr 2742, në fshatin Spathar, gjatë procesit të votimit, dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit. Sekuestrohet aparati celular i përdorur në këtë rast.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button