Lezhë, polici i dehur shkakton aksident – të dy shoferët përfundojnë në spital

Një polic , ai që duhet të respektojë rregullat më shumë se një qytetar, ka shkaktuar një aksident rrugor nën efektin e alkoolit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Caraj” rreth orës 22:00, kur automjeti që Polici G. G.me detyrë pranë komisariatit të Policisë Lezhdë, drejtonte, tip Nissan, u përplas me një Volkswagen të drejtuar nga shtetasi F. N.
Ky rast, është një sinjal shqetësues për gjendjen e disiplinës dhe përgjegjshmërisë brenda radhëve të Policisë së Shtetit.
Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l, kur minimalja është 0.5, pra 4 fish ,ë e lartë.
Rezultatet e testit të alkoolit – përtej kufijve ligjorë – nuk janë vetëm një fakt penal, por një turp moral për një strukturë që predikon tolerancë zero ndaj shkeljeve. Akte të tilla nuk mund të justifikohen si “gabime njerëzore” kur vijnë nga njerëz me uniformë. Ato janë pasqyrë e një kulture të lejuar papërgjegjshmërie, ku llogaridhënia shpesh mungon.
Pasi në fund të ditës, një polic i dehur pas timonit është më i rrezikshëm se një qytetar i zakonshëm në të njëjtin gjendje – sepse ai përfaqëson një sistem që duhet të na mbrojë, jo të rrezikojë jetën e qytetarit.
Informacioni i plotë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë G. G., me detyrë pranë komisariatit të Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në vendin e quajtur lagjia “Caraj”, Lezhë, ndërsa drejtonte automjetin tip Nisan është përplasur me një automjet tip Volsvagen drejtuar nga shtetasi F. N., si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve.
Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 1.69 mg/l dhe 1.87 mg/l.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].