Kosova

LDK: Lumir Abdixhiku mirëpret nismën e presidentes Osmani për mbledhjen e liderëve politikë për zgjidhjen e bllokadës institucionale

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka komentuar pas dështimit të seancës për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke përshëndetur nismën e presidentes Vjosa Osmani për të ftuar liderët e partive politike në një takim për diskutimin e situatës politike dhe bllokadës institucionale në vend.

Abdixhiku ka thënë se ende nuk ka marrë ftesë për këtë takim, por se do të marrë pjesë sapo të ftohet. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që presidentja Osmani të marrë një qëndrim përkatës lidhur me situatën aktuale.

“Ende s’kam marrë ftesë, shkoj kurdo që marrim ftesë. Bën mirë që na mbledh presidentja dhe bën mirë të ketë qëndrim mbi këtë çështje”, ka deklaruar Abdixhiku për Gazetën Express.

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button