Sport

Lazlo Szasz fiton edhe “Scanderbeg Trophy 2025” në Krujë, shqiptarët shkëlqejnë në garat për Kampionatin e Kosovës

Garuesi hungarez Lazlo Szasz, anëtar i AK Dubrovnik nga Kroacia, ka vazhduar dominimin në garat e FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit – Zona e Evropës Qendrore), duke triumfuar në garën “Scanderbeg Trophy 2025” të mbajtur në Krujë, pas fitores që kishte arritur më parë në Kullë.

Szasz, me veturën Reynard, arriti të përfundojë dy garat me kohë mbresëlënëse: 02:18.636 dhe 02:17.387, për një kohë të përgjithshme prej 04:36.023 minuta dhe me shpejtësi mesatare prej 99.121 km/h.

Në vendin e dytë u rendit garuesi nga Shqipëria, Gentjan Shaqiri, me makinën Tatuus. Ai regjistroi kohët 02:21.672 dhe 02:19.459, duke përfunduar 5.108 sekonda pas fituesit Szasz.

Podiumi u kompletua nga Uros Brkic me Osella PA 21, me kohë përfundimtare 04:43.233 minuta (02:21.740 dhe 02:21.493).

Në garën për Kampionatin e Kosovës, më të mirët u shpallën:

Gazmend Demolli (Mitsubishi Evo 9) – Koha: 04:51.794 minuta

Kushtrim Bytyqi (Renault Clio) – Koha: 05:15.038 minuta

Burim Asllani (Volvo 850) – Koha: 05:18.212 minuta

Demolli zuri edhe vendin e katërt në renditjen e përgjithshme, duke treguar paraqitje të shkëlqyer ndërkombëtare.

Për më shumë detaje dhe rezultatet e plota të garës, klikoni këtu: KS Timing

 

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button