Lavrov: Nuk ka plane për takim mes Putinit dhe Zelenskyt, pavarësisht thirrjeve të Trumpit

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të premten se nuk ka plane për një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të diskutuar përfundimin e luftës që po vazhdon mbi tri vjet.
Deklarata e Lavrov vjen vetëm disa ditë pasi ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha se po përgatiste një takim të mundshëm trepalësh mes tyre. “Nuk është planifikuar asnjë takim,” tha Lavrov për NBC, duke shtuar se Putini është i gatshëm të takohet me Zelenskyn vetëm pasi çështjet kryesore të zgjidhen paraprakisht nga zyrtarët e lartë.
Ditëve të fundit, dyshimet për përkushtimin e Moskës ndaj përpjekjeve për paqe të udhëhequra nga SHBA-ja janë rritur, pasi zyrtarët rusë kanë kundërshtuar propozime kyçe fillestare.
Ndërkohë, një sulm i madh rus me dronë dhe raketa goditi të enjten një fabrikë elektronike në Ukrainë, në pronësi amerikane, duke rritur tensionet ndërkohë që vazhdojnë përpjekjet për negociata për paqe.