
Adriatik Lapaj, i Nisma Shqipëria Bëhet, ka siguruar vetëm 1 mandat deri tani, edhe pse ka marrë rreth 60 mijë vota (brenda vendit dhe diasporë). Për këtë shkak, si ka dhënë edhe reagimin e parë, ku ka shpërthyer nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të rrjetit social Facebook.
Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, teksa po vijon vetëm ai për zarfet e diasporës dhe për kandidatët preferencialë.
Por rezultati duket se nuk është pritur mirë nga kryetari i një prej koalicioneve partiake.
Adriatik Lapaj, i Nisma Shqipëria Bëhet, ka siguruar vetëm 1 mandat deri tani, edhe pse ka marrë rreth 60 mijë vota (brenda vendit dhe diasporë).
Sipas sistemit elektoral u prodhua vetëm një mandat, edhe pse me ato shifra do të ishin të kuptueshme deri në 3 mandate.
Për këtë shkak Lapaj ka dhënë edhe reagimin e parë, ku ka shpërthyer nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të rrjetit social Facebook.
Madje ai shkon deri në anatemi ndaj atyre që bënë këtë Kod Elektoral, edhe pse tashmë janë forca e tretë në vend.
“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”, shkruan ai, teksa e mbyll me “do u bëj të mallkoni veten”.
Lapaj më herët ka deklaruar edhe se do e dorëzojë mandatin e deputetit nëse do rezultonte fitues, që sipas listës i kalon Endri Shabanit.
Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook:
“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”.