Kosova

Lansohet shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës në Kosovë

Një shërbim i ri digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës është lansuar sot në ambientet e Qendra Klinike Universitare e Kosovës, konkretisht në Klinikën e Gjinekologjisë, me qëllim lehtësimin e procedurave administrative për qytetarët.

Ky sistem i ri synon të mundësojë regjistrim më të shpejtë dhe më efikas të lindjeve, duke reduktuar procedurat fizike dhe duke e bërë procesin më të qasshëm për prindërit e rinj.

Autoritetet kanë vlerësuar se ky shërbim përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të administratës publike dhe digjitalizimit të shërbimeve shëndetësore në vend.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button