Kosova
Kurti e emëron Viktor Buzhalën zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Viktor Buzhalën në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
“Kryeministri Kurti e uroi z. Buzhala për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, tha Zyra e Kryeministrit.



