Kosova

Dy shtetasve turq në Fushë-Kosovë iu gjenden armë e marihuanë, dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy shtetas turq janë dërguar në mbajtje pasi të njëjtëve në Fushë-Kosovë u janë gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi 62.55 gram, ndërsa gjatë kontrollit të banesës u është gjetur edhe një revole dhe fishekë.

“Pas një informate të pranuar, Policia ka shkua në lokacion, ka takuar të dyshuarin mashkull shtetas të Turqisë, në atë lokacion ka gjetur një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë në sasi 62.55gr. Gjatë kontrollimit të banesës është gjetur edhe një revole me një karikator dhe gjashtë fishekë në dhomën e të dyshuarit tjetër mashkull po ashtu shtetas turk”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Substanca narkotike dhe arma janë sekuestruar dhe me vendim të prokurorit kujdestar janë hap dy raste të ndara. Pas intervistimit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button