
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe partitë e reja në garën elektorale, duke i cilësuar si forca që s’kanë asgjë tjetër veç moshës të re.
Ai shtoi se partitë e vogla përfaqësojnë “interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe”.
‘Kush hedh vota pas atyre partive të reja që të re kanë vetëm moshën, nuk po hedh vota për të realizuar diçka, e bëjnë nga inati për partitë e mëdha, po ai Agron Shehaj një ballist është po kur je mes bufit dhe kënetës thua hajde t’ja japim këtij. Partitë e vogla janë me interesa të vogla njerëzish me gojën e madhe, s’duhet të jetë çështje inati. Shqipëria duhet të ulet në negociata, e kemi ulur ne dhe do ti mbyllim ne. Thonë ca pse se bënë bufi, e imagjinoni ju ti coni bufin atyre në Europë se çfarë bëhet. Do vijë gjithë Europa këtu në 16 maj, tek këmbët e Skënderbeut’, tha ai.