KryesoreLajme
Kryesore

Kryemadhi: Nuk kërkoj votë për ish-bashkëshortin, por për babain e fëmijëve të mi – gabimet politike i marr përsipër

Deputetja Monika Kryemadhi ka deklaruar se pavarësisht divorcit po bën fushatë për babin e fëmijëve të saj Ilir Metën.

“Nuk kërkoj votë për ish bashkëshortin tim por për babain e fëmijëve të mi, që duan apo s’duan ka një histori që mendoj shumë njerëz e kanë obligacion për ta çuar votën e tyre te Meta. Është komplet në një situatë më të qetë sa i përket emoicionit.

Tashmë jam në një pozicion që e shikon gjënë nga jashtë ke këndëvshtrim tjetër, ke kohë për të analizuar gjërat, nuk je peng i agjendës elektorale. Shikoj një fushatë tjetër, në një kod zgjedhor tjetër, në një fushëbetejë që shikon mënyra të ndryshme, kupton nga gabimet e tua të shkuarës”, tha ajo.

E ftuar në emisionin Debat në A2CNN, Kryemadhi pranoi se braktisja e mandateve dhe zgjedhjeve ishin dy gabime fatale, të cilat ajo ia ka faturuar vetes.

“Mund të them naiviteti politik si kryetare e LSI që lejoi djegien e mandateve që i dhanë armën në dorë PS.

Braktisja e zgjedhjeve dhe mandateve, janë gabime fatale.

Ndryshe nga herët e tjera kam vendosur që gabimet t’ia vë vetes. E marr unë përsipër djegien e mandateve që mund ta quajmë një element reflektues që të mësojmë nga gabimet e së shkuarës”, u shpreh Kryemadhi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button