Kosova
KQZ hap periudhën për ndërrimin e Qendrës së Votimit për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës është hapur dhe do të vazhdojë deri më 29 gusht.
Qytetarët me të drejtë vote mund të mësojnë se ku është caktuar qendra e tyre e votimit dhe nëse dëshirojnë, të kërkojnë ndryshimin e saj me qëllim që të jetë sa më afër vendbanimit të tyre.
Kjo mund të bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së në linkun https://qv.kqz-ks.org ose duke paraqitur kërkesë drejtpërdrejt në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku janë të regjistruar.
Periudha për ndryshimin e Qendrës së Votimit ka nisur më 28 qershor dhe do të zgjasë deri më 29 gusht, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë Komunash dhe Kuvende Komunale.