KosovaKryesoreLajme

Kosovë/ Kaos në fluturim: Pasagjeri shqiptar tenton të hapë derën e avionit Gjenevë–Prishtinë

Një person raportohet se ka tentuar të hapë derën e aeroplanit në fluturimin Gjenevë- Prishtinë. Siç shihe edhe në foto pasagjerët kanë reaguar menjëherë, duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin. Gjithashtu disa persona e kanë rrethur të riun, ndërsa dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë.

Nuk është e qartë nëse avioni ka qenë në fluturim dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës. Ndërkohë ndërhyrja e policisë ka qenë ajo e cila ka neutralizuar përfundimisht situatën.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button