Kosova

Kosovarët mund të udhëtojnë pa vizë në Malajzi për 30 ditë

Qytetarët e Republikës së Kosovës tani mund të udhëtojnë pa vizë në Malajzi për një periudhë deri në 30 ditë. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, përmes një postimi në Facebook.

Ky vendim shton Malajzinë në listën e vendeve ku qytetarët kosovarë mund të udhëtojnë pa pasur nevojë për vizë, duke lehtësuar më tej lëvizjen ndërkombëtare për ta.

Ministrja Gërvalla e ka përshëndetur këtë hap si një veprim pozitiv dhe ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj autoriteteve malajziane për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ajo theksoi se ky vendim ndihmon në forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button