Sport

Kosova sfidon Zvicrën në nismën e kualifikueseve për Botërorin 2026

Kosova do të përballet me Zvicrën këtë të premte në kuadër të nismës së kampanjës kualifikuese për Botërorin 2026. Ndeshja zhvillohet në stadiumin e Baselit, ku pritet të jenë të pranishëm shumë tifozë shqiptarë, për shkak të komunitetit të madh shqiptar në Zvicër.

Futbollisti zviceran, Cedric Itten, i rikthyer së fundmi në Kombëtare, foli sot në konferencën për shtyp para takimit me Dardanët. “Duelet me Kosovën janë gjithmonë të veçanta. Është e qartë se Kosova do të ketë shumë tifozë në stadium”, tha ai.

Itten është bashkëlojtar me Florent Muslijën në Fortuna Dusseldorf dhe zbuloi mesazhin që ka marrë nga ky i fundit: “Ai mezi po e pret këtë ndeshje dhe më tha se Kosova dëshiron të fitojë”.

28-vjeçari gjithashtu theksoi synimin e Zvicrës për t’u kualifikuar direkt në Botërorin 2026, objektiv kryesor i ekipit të selektorit Murat Yakin.

Në këtë grup ndodhen edhe Suedia dhe Sllovenia, ndërsa ekipi që përfundon i pari siguron kualifikimin direkt, kurse i dyti do të marrë pjesë në “play-off”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button