Sport

Kosova përballet me Lituaninë në çerekfinale të Europianit në CS2

Ekipi i Kosovës në Counter-Strike 2 ka siguruar një sukses të jashtëzakonshëm, duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kampionatit Europian, i cili po mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Pasi triumfuan bindshëm ndaj Çekisë me rezultat 2:0 dhe arritën një përmbysje të madhe kundër Danimarkës me rezultat 2:1, Kosova e mbylli fazën e grupeve në vendin e parë, duke u renditur mes tetë skuadrave më të mira të Europës.

Në çerekfinale, Kosova do të përballet me Lituaninë, e cila e mbylli garën në grupin D në vendin e dytë. Kjo ndeshje emocionuese do të zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 14:30.

Gjysmëfinalet janë planifikuar të luhen po ashtu nesër, me fillim nga ora 21:30, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet të dielën në mbrëmje, duke kurorëzuar më të mirët e kontinentit.

Turneu po zhvillohet për herë të parë në Kosovë dhe përfaqësuesja vendëse po dëshmon një formë të shkëlqyer, me mbështetje të fuqishme nga publiku vendas.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button