
Mëngjesin e sotëm, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shkodrës kanë ndërmarrë një aksion hetimor në disa zona të veriut të vendit. Kontrollet po zhvillohen në Malësinë e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë.
Sipas burimeve, aksioni lidhet me procedime penale të regjistruara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që kanë në fokus hetimin e krimeve zgjedhore të ndodhura në qarkun e Shkodrës.
Në terren, agjentët e BKH-së po mbështeten nga oficerë dhe patrulla të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Lajmi është konfirmuar nga gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.
Aksioni është në vijim dhe ende nuk dihet nëse ka persona të shoqëruar apo të arrestuar në kuadër të këtij hetimi.