Lajme

Konflikt për motive të dobëta në Kolonjë, procedohen dy persona

Dy shtetas janë proceduar penalisht nga Policia e Korçës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj shtetasve M. R., 19 vjeç, dhe E. K., 41 vjeç, banues në fshatin Mësniçkë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit mes dy personave, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button