Sport

Klarens Sedorf kritikon Arsenalin pas humbjes nga PSG: “Kishin frikë të fitonin”

Ish-mesfushori i njohur holandez, Klarens Sedorf, që ka shijuar suksesin më të madh në Ligën e Kampionëve me Ajaksin, Real Madridin dhe Milanin, ka komentuar me tone kritike paraqitjen e Arsenalit në përballjen kundër PSG-së.

Në analizën e tij pas ndeshjes, Sedorf theksoi se “Topçinjtë” nuk arritën të përmbushnin pritshmëritë dhe se skuadra vuan ende nga një problem i vjetër – mentaliteti fitues.

“Të fitosh disa ndeshje është një gjë, por të fitosh Ligën e Kampionëve është diçka krejt tjetër. Mendoj se frika për të fituar kishte efekt,” u shpreh Sedorf.

Edhe pse e pranoi se ka simpati për mënyrën si ka luajtur Arsenali ndër vite, ai nënvizoi se kjo skuadër ka nevojë për një transformim të thellë psikologjik për të konkurruar seriozisht në nivelet më të larta.

“PSG bëri atë që prisja nga Arsenali. Dinin kur të bënin presion lart, kur të tërhiqeshin dhe kur të prisnin gabimet e kundërshtarit për të kundërsulmuar. Kështu luhet në Ligën e Kampionëve, dhe këtë nuk e pashë fare nga Arsenali,” përfundoi ish-kampioni holandez.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button