Lajme
Kishin dalë për dru në pyll/ 27- vjeçari gjendet i vdekur, babai i tij në gjendje të rëndë shëndetësore…
Ekipet e kërkimit shpëtimit kanë arritur të gjejnë 27-vjeçarin Ajet Lleshi, në malin e Pashtrikut në Has, i ngrirë dhe pa shenja jete.

Sipas informacioneve nga policia, mësohet se babai i tij, Riza Lleshi është gjetur në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike, dhe ka marrë ndihmën e nevojshme nga autoritetet shëndetësore.
Shtabi i Emergjencave Civile në Prefekturën e Kukësit kanë ushtruar kontrolle gjatë ditës së sotme, deri në gjetjen e dy personave që ishin denoncuar të zhdukur.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet dhe kërkimet për të përcaktuar më shumë detaje mbi ngjarjen dhe identitetin e personit të gjetur.