Kosova
KFOR-i vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

KFOR-i ka njoftuar se ka filluar vendosjen e tabelave të reja paralajmëruese dhe ka rinovuar disa nga ato ekzistuese përgjatë vijës kufitare Kosovë–Serbi (ABL), me qëllim përmirësimin e dukshmërisë dhe zvogëlimin e rrezikut të kalimeve aksidentale.
“Po vendosen shenja për të paralajmëruar njerëzit se po i afrohen ABL-së. Për shkak të natyrës malore dhe pyjore të terrenit, këto tabela po vendosen për të shënuar qartë zonën e operacioneve të KFOR-it dhe do të ndihmojnë në uljen e rrezikut të kalimeve të paqëllimshme”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media.
Sipas KFOR-it, ky aktivitet do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme dhe përfaqëson angazhimin e tyre të paanshëm për një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.