Lajme
Kërkohet 32-vjeçari për kërcënim verbal ndaj një 27-vjeçari në Tiranë

Komisariati i Policisë Nr. 5 ka shpallur në kërkim një shtetas 32-vjeçar, pasi ka kanosur verbalish një 27-vjeçar për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur pas një incidenti dhe policia ka nisur menjëherë kërkimet për arrestimin e personit të dyshuar.
Sipas njoftimit të bërë nga policia, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet përkatëse në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin A. K., i cili akuzohet për kërcënim verbal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe motiveve të kërcënimit janë në vazhdim.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.