Këlliçi pas sinjalit të SHBA për Berishën: Marrëdhëniet Shqipëri–SHBA nuk mbahen peng nga e shkuara

Pas raportimeve se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk e përjashton më mundësinë që lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ardhur një reagim nga drejtuesi politik i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka lënë të kuptohet se ky është një zhvillim i rëndësishëm që mund të sjellë një kthesë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Lajmi flet vetë 😃
Vendimet politike të administratës së shkuar Biden, nuk mund të mbajnë peng marrëdhënien Shqipëri – Amerikë!
Të fala Sorosit ✌🏻”, shkruan ai në Facebook.
Këlliçi ka qenë ndër zërat kritikë ndaj vendimit të mëparshëm të SHBA për shpalljen “non grata” të Sali Berishës, dhe ky qëndrim i fundit sinjalizon mbështetje të qartë për rikthimin e liderit historik të PD-së në skenën ndërkombëtare.