Lajme

LaCivita vijon thumbimet ndaj Ramës: Publikon foto simbolike me bufin që kap miun, tre ditë para zgjedhjeve

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka vijuar sulmet simbolike ndaj kryeministrit Edi Rama, përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter), vetëm tri ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Në një publikim të fundit, LaCivita ka shpërndarë një foto ku shihet një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar vetëm me etiketimin e adresës zyrtare të kryeministrit Rama, pa asnjë koment shtesë. Ky postim konsiderohet një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj etiketimit që Rama i bëri më herët kryetarit të PD-së, Sali Berisha, duke e quajtur “bufi i kënetës”.

Nuk është hera e parë që LaCivita përdor gjuhë simbolike dhe provokuese në rrjetet sociale për të sulmuar Ramën. Më herët, ai e ka krahasuar publikisht kreun e qeverisë me një mi, ndërsa gjatë prezantimit të tij në Shqipëri si strateg i opozitës, e cilësoi Ramën si “kukull e Soros”.

Postimet e LaCivita po marrin vëmendje të gjerë në opinionin publik dhe mediat sociale, ndërsa fushata elektorale hyn në fazën e saj përfundimtare.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button