KryesoreLajme
Kryesore

Këlliçi: Është ende herët për të folur për një rezultat, pasi janë numëruar deri tani 12-13% e votave

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike Belind Këlliçi njëherësh dhe kandidat për deputet theksoi se rezultati i deritanishëm nga numërimi i votave nuk është ai që priste opozita.

Por tha ai, është edne herët për të folur për një rezultat.
“Natyrisht që nuk është rezultati që do të donim të kishim, por është ende herët ër të folur për një rezultat pasi janë numëruar deri tani 12 apo 13 për qind e votave dhe ka ende shumë të tjera pa u numëruar”, u shpreh Këlliçi.

Nga ana tjetër, zyrtari demokrat foli edhe për incidentin e socialistin Erion Braçe dhe ekipin e PS-së që u gjendën në një zyrë pa logo të partisë.

“Është shumë zhgënjyese kur shikon që Erioni kërkon t’i ngjajë adashit të tij Erion Veliaj për sa i përket përdorimit të gënjeshtrave”, tha Këlliçi.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button