Kryesore

Dy të rinj procedohen penalisht në Tropojë dhe Kukës për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Një 19-vjeçar nga fshati Shoshaj në Tropojë, është proceduar penalisht nga Policia, pasi ka publikuar në rrjete sociale votën e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 19 vjeç, banues në fshatin Shoshaj, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, pasi ka publikuar në rrjete sociale, fotografi të fletës së tij të votimit”, njofton policia.
Ndërsa në 18-vjeçar në Kukës, po hetohet nga prokuroria pasi ka tentuar të hyjë me forcë në një qendër numërimi votash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Sh., 18 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë natës, ka tentuar të hyjë me forcë në VNV nr. 11 dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë që nuk e kanë lejuar të hyjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Publikoi në rrjete sociale votën e tij, procedohet 19-vjeçari në Tropojë

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button