Katër skuadra kërkojnë finalen në Kupën e Kosovës

Sot zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, ku priten duele shumë interesante dhe vendimtare për finalen e madhe.
Në Ferizaj, Ferizaj pret Llapi, pas fitores së rëndësishme 1-2 në Podujevë. Ferizaj vjen me avantazh të mirë dhe para tifozëve të vet synon ta vulosë kualifikimin në finale. Në anën tjetër, Llapi nuk ka çfarë të humbasë dhe do të tentojë përmbysjen, duke kërkuar një paraqitje maksimale për të ndryshuar fatin e këtij dueli.
Ndërkohë, në përballjen tjetër, Dukagjini është shumë pranë finales pas triumfit bindës 0-3 në udhëtim ndaj Ballkani. Skuadra nga Klina ka një epërsi të madhe dhe vetëm një mrekulli sportive mund t’ia mohojë finalen. Ballkani, nga ana tjetër, ka nevojë për “ndeshjen e jetës” për të përmbysur këtë disavantazh të thellë dhe për të mbajtur gjallë shpresat.



