Lajme

Kapet me 13 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 31-vjeçari në Kakavijë

Policia Kufitare e Kakavijës ka proceduar penalisht një shtetas 31-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në hyrje të vendit iu gjetën 13 200 euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi me inicialet H.J. akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button