Kosova

Kllokot: Grua dyshohet për lëshim të raporteve mjekësore për asistencë gjatë votimit

Një grua në Kllokot po hetohet nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, e dyshuara është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me dyshimin se me veprimet e saj ka kryer vepër penale.

“E dyshuara femër kosovare dyshohet se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit. E njëjta është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës me dyshimin se me veprimet e saja ka kryer veprën penale. Veprimet e mëtejshme hetimore janë ndërmarr në koordinim me Prokurorin e Shtetit, përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e policisë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në zhvillim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button