Lajme

Kapet duke ndihmuar refugjatë afrikanë të kalojnë kufirin, arrestohen dy të rinj sirianë

Policia Kufitare e Korçës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lugina 1”, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Në kuadër të këtij operacioni, të zhvilluar gjatë natës në fshatin Kapshticë, u arrestuan në flagrancë dy shtetas sirianë, S. A., 25 vjeç dhe T. E., 26 vjeç, teksa po ndihmonin 8 emigrantë nga Egjipti dhe Algjeria, përfshirë 4 të mitur, që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia dhe më tej drejt Malit të Zi e vendeve të BE-së.

Nga hetimet e thelluara dy mujore, rezulton se të arrestuarit kanë qenë të përfshirë në disa raste të ngjashme, duke organizuar kalime të paligjshme për emigrantë nga vendet e treta. Autoritetet vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë rrjet kriminal.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme ligjore.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button