Lajme

Kallashnikov dhe 21 kg kokainë në apartamentin-depo: Arrestohet shqiptari në Itali

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga karabinierët midis Firences dhe Pizës ka çuar në zbulimin e një sasie të konsiderueshme droge dhe armësh, si dhe në arrestimin e një shtetasi shqiptar. Ai u kap në flagrancë brenda një apartamenti në zonën e Calambrone, i cili ishte transformuar në një depo të mirëfilltë droge.

Operacioni u drejtua nga Kompania e Karabinierëve të Firences Oltrarno, me mbështetjen e forcave operative të Pizës. Pas disa ditësh hetimi dhe ndjekjeje të lëvizjeve të dyshimta të automjetit që përdorte i dyshuari, policia ndërhyri në momentin kur ai po transportonte një çantë të mbushur me drogë.

Kontrolli në apartament zbuloi 21 kilogramë kokainë të paketuar paraprakisht, tre telefona celularë, pajisje për ndarjen dhe paketimin e dozave, si dhe një arsenal të fshehur me një kallashnikov, një pistoletë dhe municione.

Shtetasi shqiptar është dërguar në burgun Don Bosco në Pizë, ndërsa pritet të dalë para gjyqtarit të hetimeve paraprake për seancën e vlefshmërisë së arrestit. Hetimet vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm kriminal që fshihet pas aktivitetit.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button