
Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka dhënë më shumë detaje rreth vemdimit penal të Gjykatës së Janinës për gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka dhe tentativave të Ministrisë së Drejtësisë për të amnistuar magjistraten.
Kalaja tha se për gjyqtaren Irena Gjoka ka pasur dy vendime, një penal dhe një tjetër administrative.
Sipas Kalasë, Prokuroria e Përgjithshme po kërkonte informacion në ‘drejtim’ të gabuar për gjyqtaren Irena Gjoka, një ngërç artificial që sipas saj ishte krijuar nga Ministria e Drejtësisë dhe ministri i dosjes 184, me qëllim humbjen e ‘gjurmëve’ për informacion të detajuar mbi këtë gjyqtare.
Prokuroria e Përgjithshme është institucioni i vetëm që ka tagrin për zyrtarët e lartë për veprat penale jashtë territorit. Ju drejtova me një shkresë të re PP në dhjetor të vitit të kaluar dhe prita një reagim. Në shkresën e 2, PP kishte bërë disa kërkesa Ministrisë së Drejtësisë. Nga mënyra se si kishin evoluar komunikimet, kuptova që ngërçi vinte nga Ministria e Drejtësisë. Bëra një shkresë ministrit të dosjes 184, në përgjigjen e 1 më kërkonin të pajisesha me autorizim, dhe më pas më thotë se dokumentet janë në PP. Ndërsa mua më vjen dokumentacioni nga PP, më vijnë 3 prova dhe një sqarim për një provë të 4, sepse një dokument, thuhet se shkresa e fundit është e policisë greke, e cila është sekrete por që tregon se s’ka masë dëbimi apo ekspulsi për Irena Gjokën.
Vijova me korrespondecat dhe e kuptuan që situata s’ishte aq e pastër sa pretendohej, ndërkohë në dy shkresat, në mënyrë absurde PP kërkonte informacion nga ne. I dhashë disa referenca, pasi ishim në pritje të vendimit që u bë publik dhe një vendimi tjetër të Gjykatës Administrative që lidhet me dëbimin 10-vjeçar. Duke shkelur ekspulsin 10-vjeçar nga Greqia për të gjitha vendet Shengen, kishte shkuar në shtetin italian.
Ministria e Drejtësisë ose ministri 184, në mënyrë të qëllimtë e abuzive, që Irena kaloi dhe vetingun, është devijuar. Ka pasur tendencë amnistie që në gjenezë. Shkresa ka shkuar në thonë, ndërsa vendimi është marrë në gjykatën e Janinës. PP i kemi dhënë info shterues për një vendim të Gjykatës së Athinës, që ka shpallur mos-kompetencë, dhe që duhej të vinte në lëvizje PP dhe Ministrinë e Drejtësisë. Irena me 3 mbiemra kishte dijeni për këtë dënim. Vendimi i Z.Berisha i bërë publik, është vendim penal.
Nëse ne s’do ta kishim informuar PP për drejtimin e kërkimit të informacionit së Mininistrisë së Ddrejtësisë, ndërkohë pse vetë Irena Spaku, Maneku, Gjoka të thoshte se akuzat janë të pabazuara, por priti të dalë Berisha me një vendim penal, i ndryshëm nga ky. Ka 2 vendime kundra Irena Gjokës, që ka refuzuar të mos i deklarojë.