
E deleguara e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që, sipas saj, ka ardhur nga shqiptarët jashtë vendit në këto zgjedhje. Në një postim në Facebook, Topalli tha se ka marrë pafund mesazhe nga diaspora që ka votuar për ndryshim.
Ajo theksoi dashurinë dhe shpresën që shqiptarët mbajnë gjallë edhe larg atdheut. “Zemra më mbushet me mirënjohje për besimin tuaj,” shkroi ajo. Topalli e cilësoi diasporën si forcën më të madhe të Shqipërisë. Ajo falënderoi të gjithë ata që, sipas saj, nuk harruan vendin dhe zgjodhën të besojnë. Topalli: Sot, si shumë ditë të tjera, kam marrë pafund mesazhe nga diaspora shqiptare që ka votuar për ndryshim.
Zemra më mbushet me mirënjohje për besimin tuaj, për dashurinë ndaj atdheut dhe për shpresën që mbani gjallë, edhe larg Shqipërisë.
Ju jeni forca më e madhe e këtij vendi!
Faleminderit që nuk harruat vendin tuaj.
Faleminderit që zgjodhët të besoni.