Joao Felix: “Nuk jam penduar për Milanin, tani duam të fitojmë Kupën e Italisë”

Pavarësisht vështirësive të fundit në kampionat, Joao Felix është i vendosur për të dhënë maksimumin në fundin e sezonit me Milanin. Sulmuesi portugez, i transferuar në janar, thekson se nuk është penduar për zgjedhjen e bërë dhe beson se kuqezinjtë mund të mbyllin sezonin me trofe.
“Për fat të keq, vendi i katërt është larg dhe ndoshta nuk do t’ia dalim ta kapim, por duhet të japim gjithçka në 4 ndeshjet e fundit dhe, mbi të gjitha, të fitojmë Kupën e Italisë,” u shpreh ai për “Gazzetta dello Sport”.
Felix nënvizoi rëndësinë e përgatitjes për finalen e madhe më 14 maj, por nuk harroi as sfidat që i presin në kampionat: “Duam të bëjmë mirë që të hënën në Genoa dhe të arrijmë me përqendrim maksimal në finalen e Kupës.”
I pyetur për vendimin për të veshur fanellën kuqezi, Felix tha: “E ndiqja Milanin edhe më parë dhe më pëlqente ideja të luaja këtu. Kur erdhi oferta, gjithçka u bë e lehtë. Milani është në elitën e klubeve botërore, dhe është ndryshe ta veshësh këtë fanellë.”
Në fund, ai komentoi edhe marrëdhënien me trajnerin Sergio Conceisao: “Raporti është i mirë dhe normal, si ai mes një trajneri dhe një lojtari.”