Bota

JD Vance: Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” drejt marrëveshjes për Ukrainën

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, deklaroi se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” në drejtim të një zgjidhjeje të negociuar për luftën në Ukrainë.

Duke folur në emisionin Meet the Press with Kristen Welker në NBC, Vance theksoi se presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar disa kushte të rëndësishme, përfshirë dhënien e garancive të sigurisë për Ukrainën kundër agresioneve të ardhshme ruse.

“Mendoj se rusët i kanë bërë lëshime të rëndësishme Presidentit Trump për herë të parë në tre vjet e gjysmë të këtij konflikti,” tha Vance. “Ata e kanë pranuar se nuk do të jenë në gjendje të instalojnë një regjim kukull në Kiev dhe, po ashtu, kanë pranuar se Ukraina do të ketë garanci sigurie për integritetin e saj territorial.”

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi në një intervistë të transmetuar të dielën se një grup kombesh, përfshirë edhe anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duhet të shërbejnë si garantues të sigurisë së Ukrainës.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button