
Shqipëria votoi ditën e djeshme për deputetët që do përfaqësojnë qytetarët në parlament.
Procesi i numërimit të votave po vijon në të gjitha KZAZ-të e qarqeve të vendit.
Deri më tani numërimi i votave ka përfunduar disa bashki të vogla, ndërkohë që në garë janë ende bashkitë e mëdha në vend.
Deri në orën 13:19 janë numëruar 2213 qendra votimi, nga 5225 në rang vendi.
Nga numërimet e qendrave të votimit në rang vendi, PS kryeson me 52. 5%, ndërsa PD ndjek me 34.3%. PSD deri më tani është forcë e tretë me 4%, për të vijuar me Nisma-Shqipëria Bëhet me 3.4%. • Partia Mundësia nga rezultatet e deritanishme ka marrë 2/7 % të vogave, ndërsa Lëvizja Bashkë me 1.3%.
Deri tani, Partia Socialiste ka marrë 303.100 vota në total, ose 83 mandate në Kuvend.
Partia Demokratike ka arritur të marrë 197.735 vota në rang kombëtar, ose 51 mandate.
Në vendin e tretë është Partia Social-Demokrate, që ka arritur të marrë deri tashmë 22.813 vota ose 3 mandate.
Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë në rang vendi 19.458 vota ose 1 mandat.
Partia Mundësia gjithashtu ka marrë 15.596 vota ose 1 mandat.
Lëvizja Bashkë ka marrë në total 7541 vota ose 1 mandat në parlament.