Kosova

Ish-sekretari Irfan Lipovica paraqitet në Prokurorinë Speciale për rastin e rezervave shtetërore

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, është paraqitur për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në lidhje me hetimet për rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar për KosovaPress se Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit.

“Lidhur me çështjen për të cilën keni adresuar pyetje, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se z. Irfan Lipovica është ftuar në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin ‘Rezervat shtetërore’. Derisa rasti është në fazën e hetimeve, për veprimet e tjera, publiku do të njoftohet me kohë”, thuhet në përgjigjen zyrtare të Prokurorisë Speciale.

Ky rast daton nga viti 2023, kur tre persona u arrestuan në lidhje me keqpërdorime të dyshuara me rezervat shtetërore të vajit dhe grurit. Ndër të arrestuarit atëkohë ishte edhe vetë Lipovica.

Hetimet për këtë rast u intensifikuan pas bastisjeve të kryera në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e udhëhequr nga ministrja Rozeta Hajdari, në kuadër të dyshimeve për keqpërdorim të rezervave shtetërore.

Rasti mbetet ende në hetim dhe Prokuroria ka bërë të ditur se informacione të tjera do të jepen në kohën e duhur.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button