Kosova

Molliqaj mbështet protestën e veteranëve: Zhbërja e Gjykatës Speciale, e vetmja drejtësi për UÇK-në

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka dalë hapur në mbështetje të protestës së organizuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër Gjykatës Speciale.

Molliqaj e cilësoi besnikërinë ndaj historisë së luftës çlirimtare si një nga sprovat më të mëdha të gjeneratës së sotme, duke theksuar se kjo është një kauzë që qëndron mbi çdo kalkulim politik.

“Zhbërja e Gjykatës Speciale është mënyra e vetme për të sjellë drejtësi. UÇK nuk mund të gjykohet – ajo është themeli i drejtësisë për të ardhmen,” deklaroi ai.

PSD ka qenë ndër zërat kritikë ndaj rolit të Gjykatës Speciale, duke e konsideruar atë selektive dhe të padrejtë ndaj luftës së UÇK-së. Protesta e veteranëve, e paraparë të mbahet në ditët në vijim, po merr përkrahje të gjerë nga ish-pjesëtarë të luftës dhe qytetarë që ndajnë të njëjtin shqetësim.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button