KryesoreLajme
Kryesore

Ish-kryeministri kanadez mbështet koalicionin opozitar në Shqipëri

Ish – kryeministri kanadez, Stephen Harper, njëkohësisht Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, ka shprehur mbështetjen për PD dhe koalicionin opozitar, një mbështetje që vjen në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Harper risjell në vëmendje synimin e Shqipërisë pas rënies së diktaturës, për të ndërtuar një të ardhme për qytetarët e saj, por që fatkeqësisht, thekson ish kryeministri kanadez, është harruar.
Sipas Harper, koalicioni opozitar ofron një alternativë të qartë: vende të mira pune, paga më të larta, taksa më të ulëta dhe një qeveri që punon për njerëzit dhe jo kundër tyre.

Jam i nderuar, si Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Demokracisë, të shpreh mbështetjen time për Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe koalicionin e opozitës. Shqipëria doli nga hija e komunizmit me një synim të qartë:

Të ndërtojë një të ardhme që të vendos qytetarët e saj në radhe të parë. Fatkeqësisht, ky premtim është harruar. Sot është zgjedhja midis ngecjes totale dhe një rruge të re përpara, të mbështetur në mundësi, rritje ekonomike dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët.

Koalicioni opozitar ofron një alternativë të qartë: vende të mira pune, paga më të larta, taksa më të ulëta dhe një qeveri që punon për njerëzit dhe jo kundër tyre. Kjo fushatë nuk ka të bëjë më politikanët ka të bëjë me çdo familje shqiptare dhe me të ardhmen që ata meritojnë. Ju lutem, mbështesni aleancën opozitare për një Shqipëri Madhështore!

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button