
Besoj të gjithë e mbani mend ish drejtoreshën e spitalit rajonal të Dibrës, Irini Shehu, e cila u bë e njohur për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kolegëve të institucionit që drejtoi për disa vite.
Kjo sjellje aspak normale për një drejtuese institucioni, iu kthye në bumerang dhe dy ditë më parë ajo u arrestua nga policia, pas një sërë kallëzimesh për fyerje, kërcënime dhe përndjekje ndaj punonjësve të spitalit. Rasti më flagrant ishte ai i incidentit të ndodhur të ndodhur më 11 shkurt, ku Shehu, gjatë një debati me shefin e financave të spitalit Dibër, Shaban Uklala, e kishte sulmuar këtë të fundit fizikisht me një kapëse metalike letrash, çka çoi në shkarkimin e saj nga detyra. Por pavarësisht largimit, ajo ka vijuar të intimidojë punonjësit e spitalit, siç është rasti i konfliktit me kryeinfermieren e spitalit të Dibrës, Shpresa Biçi, të cilën e ka kërcënuar dhe ofenduar. Gjithashtu ka përndjekur edhe drejtorin aktual të spitalit, Ruzhdi Deda.
Si pasojë ajo është proceduar penalisht nga Policia e Dibrës për veprën penale “Përndjekje”. Por këto forma presioni nga zonja Shehu nuk janë të panjohura, dhe në do ju risjellim në kujtesë një rast të dy viteve më parë kur kolegia Aida Topalli u përball me të.
Por pavarësisht denoncimeve të këtyre punonjësve që janë hequr padrejtësisht nga puna, drejtoresha e atëhershme përgjigjej me arrogancë, duke thënë se këto ishin forma presioni dhe se nuk kishte frikë nga asnjeri
Se me kë kishin të bënin, kjo shihej qartë që dy vite të shkuara, por zonja Shehu vazhdoi e pashqetësuar punën deri dy muaj më parë.
A do evitoheshin të gjitha këto skena nëse do ishte shkarkuar me kohë?