Kosova

Institucionet alarmojnë për shtimin e zjarreve: 183 raste vetëm në korrik, 9 të arrestuar

Policia e Kosovës dhe Agjencia për Menaxhim të Emergjencave (AME), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mbajtën sot një konferencë për media, ku diskutuan për situatën alarmante me zjarret dhe masat që po ndërmerren për menaxhimin e tyre.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, bëri të ditur se nga fillimi i muajit korrik deri më tani janë raportuar 183 zjarre në gjithë vendin. Nga këto raste, 54 janë kategorizuar si zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa nëntë persona janë arrestuar në lidhje me këto raste.

Policia ka ndërhyrë në 111 raste, dhe ka iniciuar 63 procedura hetimore për shkaktim të rrezikut. Hoxha theksoi se Policia është duke intensifikuar përpjekjet për të parandaluar dhe zbuluar autorët e zjarrvënieve.

Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i AME-së, Genc Metaj, bëri thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga qytetarët, duke theksuar se rritja e temperaturave dhe neglizhenca po kontribuojnë në përhapjen e zjarreve.

Institucionet paralajmëruan se po ndërmarrin veprime të koordinuara për të minimizuar pasojat dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe mjedisit.

Zyrtarët u bënë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të dyshimtë zjarrvënieje dhe të shmangin veprimet që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht gjatë këtyre ditëve me temperatura ekstreme.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button