Lajme

Ilir Meta me mesazh nga Korça: 11 Maji shënon fillimin e një kapitulli të ri politik

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë në rrjetin social Facebook një videomesazh mbështetës nga gazetarja korçare Jasmira, e cila apelon ndaj komunitetit korçar në Tiranë që të mbështesin kandidaturën e tij për deputet. Meta e cilëson këtë si një dëshmi të lidhjes së tij të ngushtë me Korçën dhe me banorët e saj, të cilët, sipas tij, janë të zhgënjyer nga qeverisja e deritanishme.

Në postimin e tij, Meta sjell në vëmendje angazhimet e mëparshme si Kryeministër, përfshirë projektet infrastrukturore që lidhën më mirë rajonin juglindor me pjesën tjetër të vendit, si rrugët Elbasan–Librazhd, Prrenjas–Librazhd dhe Korçë–Kapshticë.

“Kam bërë gjithçka dikur për të ndërtuar rrugë të reja dhe moderne që çonin drejt Korçës,” shkruan Meta. Ai premton se pas datës 11 Maj, do të nisë një fazë e re zhvillimi me projekte madhore që synojnë rikthimin e dinjitetit për qytetarët shqiptarë, pas një periudhe 12-vjeçare që e konsideron si të keqqeverisur nga qeveria aktuale.

Sipas Metës, mbështetja që ai merr nga komuniteti korçar është një sinjal i fortë për ndryshim dhe për një të ardhme ndryshe për vendin.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button