Lajme

Berisha mbyll fushatën elektorale sot në Berat dhe Durrës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon turin e takimeve elektorale në prag të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë ditës së sotme, ai do të zhvillojë dy takime përmbyllëse të fushatës në qytetet e Beratit dhe Durrësit.

Takimi i parë do të mbahet në Berat në orën 17:30, ku Berisha do të prezantojë për herë të fundit para zgjedhjeve programin e koalicionit PD-ASHM për qeverisjen. Më pas, në orën 20:00, ai do të zhvendoset në Durrës për takimin e fundit të kësaj fushate.

Gjatë gjithë turit elektoral, lideri i opozitës është pritur me entuziazëm nga qytetarët, duke shënuar pjesëmarrje masive në të gjitha qarqet e vendit. Sipas Partisë Demokratike, kjo fushatë është karakterizuar nga mbështetje e gjerë dhe energji për ndryshim.

Takimet e sotme shënojnë përmbylljen e fushatës zgjedhore të PD dhe aleatëve të saj, përpara se qytetarët t’u drejtohen kutive të votimit këtë të shtunë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Kontrolloni gjithashtu
Close
Back to top button